Instituti i Statistikave publikon sot Censin e Popullsisë dhe Banesave. Me interes priten të dhënat zyrtare se sa është numri i rezidentëve në Shqipëri, por edhe numri i banesave dhe statistika të tjera mbi familjet shqiptare dhe ekonominë.

Drejtoresha e INSTAT, Erisa Dhuli në një dalje për mediat deklaroi se ky ishte një aktivitet statistikor kompleks, por nga më të domosdoshmit në tërësinë e fushave sociale dhe ekonomike të vendit.

Zyrtarisht, ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, janë 2 milion e 402 mije e 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Dhuli shoti se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve.

Puna dhe angazhimi do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës./newspower.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu