Ballina Politike Zyrtare: PD do të protestojë më 6 dhjetor, ditën kur liderët e...

Zyrtare: PD do të protestojë më 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE-së vijnë në Tiranë

Opozita do të presë me protesta dhe me denoncime ndaj qeverisë pjesëmarrësit në samitin e ballkanit perëndimor ku do të jenë pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të BE.

Data u propozua nga kryetari i PD-së Sali Berisha  dhe u konfirmua në kryesinë e PD-së.

Sali Berisha: “Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit”

“Ne jemi komb gomonesh dhe si asnjë komb mirepresim dhe urojmë mirëseardhjen kryetarëve të qeverive të Ballkanit Perendimor” 

Berisha tha se protesta synon të dëshmojë se në këtë vend po varfërohet, vidhet e shkretohet gjithnjë e më shumë.

“Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks