Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka nisur aktivitetet në kuadër të festës së 7 marsit, festës së mësuesit. Të mbledhur në sallën e aktiviteteve të shkollës artistike “Prenkë Jakova” nxënësit dhuruan disa performance me muzikë dhe valle.

Brisela Kadija, drejtore e ZVA bën të ditur se në këtë ceremoni I janë dhënë certifikata mirënjohje mësuesve të dalë në pension.

Gjatë këtyre ditëve në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të bashkisë Shkodër do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera në kuadër të festës së mësuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu