Shkolla 9-vjeçare “ 5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor nuk ka nxënës, por ka patur vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Ndërkohë vetëm një bankë është djegur të cilën policia e ka nxjerre në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave.

Aktualisht  po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu