Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, ka shpjeguar edhe pse Shqipëria ende nuk ka avionë për shuarjen e flakëve.

Rama u shpreh se vendi ynë së shpejti do të ketë në zotërim dy avionë zjarrfikës duke i hapur rrugën ngritjes së flotës përkatëse, por theksoi se mjetet ajrore nuk bëjnë magji në luftën me flakët.

“Avionët nuk janë magjistarë ata janë ndihmës të fuqishëm që nuk na kanë munguar falë mekanizmit evropian, por nuk janë asesi të plotfuqishëm. 22 avionë të gjeneratës së fundit nuk e penguan dot përbindëshin e flakëve ta digjte dhe përcëllonte gjirin e Izmirit duke hapur një plagë të dhimbshme në tokën e Turqisë mike. Avionët janë krah i fuqishëm në betejë edhe në do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë më tej theksoi se bashkërendimi dhe sakrifica në tokë janë magjia për t’i bërë ballë situatës me flakët. Ai madje kërkoi që të nisë në shkollat e vendit një program për edukimin dhe ndërgjegjësimin për pyjet, me fokusin te mbrojtja dhe ripërtëritja e tyre.

Ne mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me parandalim më të mençur, pastrim pyjesh, krijim korridoresh natyrore, futje në përdorim të më shumë dronëve për monitorim me kamera termike dhe futjen në përdorim gjerësisht të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura, teknologji me sisteme alarmi të hershëm dhe një funksionim më i mirë i qendrave të integruara të kontrollit për reagim më të shpejtë me mjete tokësore. Këto nuk na çojnë larg pa ndërgjegjësimin dhe edukimin. Çdo shkollë do të bëhet pjesë e vëmendjes, mbrojtjes dhe ripërtëritjes kombëtare për pyjet, ku nxënësit do të marrin pjesë në mbjellje dhe përkujdesje”, deklaroi Rama

Rama tha se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të përcjellë pranë organeve drejtuese të gjyqësorit ankesat që ai ka shprehur për gjyqtarët e përmendur së fundmi.

”….Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam ërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi. Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik. “, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu