Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.

Vatra aktive:

Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Zjarre të shuar:

Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.

Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.

Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse  dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.

Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.

*Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca  operacaionale.

Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.

Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.

Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.

Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu