Autoritetet e Qarkut Shkodër raportojnë se situata e zjarreve në territorin e disa bashkive është stabilizuar, ndërsa në Fushë-Arrëz vijon puna intensive për shuarjen e një zjarri masiv.

Mirëmëngjes,
Ju informojmë në lidhje me situatën në territorin e Qarkut Shkoder.

*Bashkia Shkodër*
Sipas raportimeve të vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.
Në kënetën e Domit, Njësia Administrative Velipojë (Zonë e Mbrojtur), sipas punonjësve të Drejtorisë përkatëse, nuk ka flakë, por vetëm tym, i cili nuk paraqet rrezik përhapjeje.

*Bashkia Fushë-Arrëz*
Në fshatin Xath, Njësia Administrative Blerim, vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit masiv në malet e Xathit. Bashkia po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas.
Sapo ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive. Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.

*Bashkia Vau Dejës*
Nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.

*Bashkia Pukë*
Nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.

*Bashkia Malësi e Madhe*
Nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.

Strukturat e Emergjencave Civile të Prefektit të Qarkut Shkodër ndodhen në terren në fshatin Xath, Bashkia Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, forcat e ushtrisë dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu