Një 22-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Fushë Arrëz që nga dita e shtunë.Babai ka denoncuar në polici se i biri është larguar nga shtëpia më datë 14.09.2025. Në lidhje me ngjarjen, ka bërë një postim edhe Bashkia e Fushë Arrëzit, që bën thirje për këdo që ka parë të riun, që të lajmërojë familjarët.

Njoftimi i Policise:

-Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Postimi i Bashkisë së Fushë Arrëzit:

URGJENTE-KËRKOHET NDIHMA E QYTETARËVE 🚨

Një djalë i ri nga Fushë-Arrëzi është raportuar nga familja që nuk është kthyer në shtëpi nga mbrëmja e së shtunës. Bashkia Fushë Arrëz, një lidhje të ngushtë me Policinë e Shtetit, po bën çdo veprim për të gjetur sa më shpejt.

📌 Përshkrimi aktual:

  • Ka mjekë dhe flokë të gjatë nga fotografia në dokumentin e identitetit.
  • Hera që është pikasur e saj e veshur: atlete të zeza dhe tuta sportive të zeza.

I bëjmë gjithë të gjithë: nëse keni ndonjë informacion apo e shihni diku, ju lutemi njoftoni shërbimet e Policisë ose kontaktoni stafin e bashkisë.

🤝 Çdo detaj, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për të gjetur.

Faleminderit për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu