Zhbllokohet qarkullimi i kamionëve me mallra nga vëndakalimi kufitar i Hanit të Hotit. Bllokimi nisi 4 ditë më parë nga Shoqata e Kamionistëve të Malit të Zi, që kundershtonin afatin e BE për qëndrimin në vëndet e SHENGEN jo më gjatë se 90 ditë në 6 muaj, sa qytetarët e tjerë. Autoritetet shqiptare në doganen Hani i Hotit konfirmuan se pala malazeze e zhbllokoi kalimin dhe tani po punohet me shpejtësi për përpunimin e qindra kamionëve që prisnin në territorin shqiptar. Deri në oren 19.00 kanë kaluar 75 kamionë dhe procedurat vazhdojnë. Përsoneli doganor shqiptar është porositur që të tregohet maksimalisht i përkushtuar për të kryer sa më shpejtë procedurat e përpunimit të kamionëve që qëndrojnë prej 4 ditësh në pritje ! Nderkohë që u zhbllokua qarkullimi i mallrave në doganen e Hotit, vazhdon të mbetet i bllokuar qarkullimi i mallra në doganen Mali i Zi – Serbi. Kjo për faktin se kamionistët e Serbisë vazhdojnë protesten !






