Ballina Aktualitet “Zgjimi i vonë”, këshilli bashkiak i Shkodrës ja del në mbledhjen e...

“Zgjimi i vonë”, këshilli bashkiak i Shkodrës ja del në mbledhjen e dytë

Pas pesë ditësh me vonesë për shkak të mosplotësimit të kourumit, Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhjen e radhës për muajin dhjetor. Në këtë mbledhje morën pjesë 30 anëtarë, kourum I mjaftueshëm për të marrë vendime mbi 3 pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të fondit shtesë deri në 6% për ndihmën ekonomike, miratimin e dhënies në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyllor/kullosor të një kompanie celulare.

Në këtë mbledhje u miratua edhe masa e shpërblimit për disa familje në rrugën “1 qershori” ku do të fillojë projekti I rikonstruksionit. Në diskutimet jashtë rendit të ditës, anëtarët e këshillit bashkiak kërkuan që të plotësohen kërkesat për ndriçimin, gjelbërimin. Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak do të jetë në datën 27 dhjetor per miratimin e buxhetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks