Sali Berisha në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore paraditen e sotme pranoi se PD ka kaluar nëpër një porces, të cilin e cilësoi më të vështirin ndër vite.
Berisha: PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë , qeveri e bazuar në skandale. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja e Edi Rama është i pamundshëm dhe opozita si të thuash i bën fresk atij. Opozita ndodhej para dy zgjedhjeve “to be or not to be.”
Unë mendova se duhet të ekzistonte, por duhej të paraqitej para shqiptarëve si një parti tërësisht e ndryshuar. Ndryshe ata nuk kanë asnjë arsye që të na besojnë ne. Për një vit ne ia kemi dalë të paraqitemi si parti e ndryshuar para tyre. Kemi vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së.
Berisha shtoi se duke votuar, u vendos një standard i ri gjatë këtij viti. U vendosën primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendorë dhe iu dha fund meritokracisë. Kjo është rruga e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe në vend edhe në të ardhmen.
• Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS-së, riktheu modelin tipik të Enver Hoxhës, në cilin ishin Sekretari i Parë i Komitetit Qendror dhe Byroja.
Në një vit, me përpjekje të jashtëzakonshme, kemi shënuar arritje substanciale për t’u paraqitur parti e ndryshuar para shqiptarëve.
Kemi vendosur votën si dhe vullnetin e anëtarëve tanë si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së. Në këto vite, ju jeni dëshmitarë që ajo u shkatërrua në mënyrën më katastrofale, është vota. Vota në shoqërinë shqiptare e dhunuar nga Qeveria, e cila në çdo fushatë elektorale paraqitej si shtet elektoral. Si shtet elektoral! Paraqitej me banda, me para droge, krimi në blerje votash. Por dua ta pranoj në mënyrë të padiskutueshme, vota u ndrydh dhe pësoi deformime të mëdha dhe në opozitë. Sot Partia Socialiste nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj. Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS-së dhe riktheu absolutisht modelin tipik të Enver Hoxhës, në cilin ishin Sekretari i Parë i Komitetit Qendror dhe Byroja ata që emëronin kryetarët e Partisë së Punës në rrethe. Por këto qëndrime ndaj votës ndikuan në partinë tonë, në mënyrë të pamohueshme. Besoj se ne së bashku vendosëm një standard të ri këtë vit, vendosëm një standard duke votuar. Ne kemi votuar këtë vit sa asnjë parti tjetër dhe më shumë se kurrë në historinë tonë. Dhe kemi bërë mirë. Pra, ne jemi paraqitur në këtë kontekst, një parti e ndryshuar. Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendore. Në standardet më të mira ata do të zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë dhe i japim fund kryetaro-kracisë si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe vend në të ardhmen.
• Berisha – deputetëve suedezë: Kjo qeveri e bazuar në skandale, si asnjëherë.
Para së gjithash, dua të falenderoj me mirënjohje, miqtë tanë, përfaqësues të partisë simotër të Suedisë, të fondacionit, për mbështetjen e çmuar në një nga fushat më kritike për PD-në dhe në veçanti për Lidhjen Demokratike dhe strukturat e saj. Kjo mbështetje është shumë e vlefshme sepse PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet.
Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”.
Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e Qeverisë u shtri mbi opozitën. Dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne.”






