Mëngjesin e sotëm, në ambientet e Ambasadës së Francës në Tiranë, është zhvilluar një takim i rëndësishëm me përfaqësues të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe të administrimit zgjedhor në vend. Në takim morën pjesë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Të pranishëm ishin gjithashtu ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Zvicrës, Holandës dhe Austrisë, si dhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Lamberto Zanier.

Takimi u zhvillua në kuadër të vlerësimit të klimës zgjedhore dhe sundimit të ligjit në prag të zhvillimeve politike në vend, me fokus të veçantë mbi integritetin e zgjedhjeve dhe rolin e institucioneve në garantimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu