Ashtu siç edhe është përfolur, mes partisë së Lirisë dhe PD-së së Berishës do të ketë një bashkëpunim për ‘të mposhtur’ mazhorancën. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në daljen e tij publike u shpreh se opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët, ndryshe nuk do arrijnë të dalin fitues në zgjedhjet lokale 2030.
Ish presidenti iu përgjigj më konkretisht pyetjes së gazetares Danjela Maloku e cila i kërkoi një përgjigje me konkrete për kandidatin e përbashkët.
Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët ndryshe si bëjmë dot ballë.- tha Meta.
Ilir Meta ka thirrur Entin Rregullator të Energjisë përballë deptuetëve të kësaj partie në Kuvend nisur nga masat e fundit për fashën 800 kilovat. Meta u shpreh se edhe pse jemi të pavarur për prodhim të energjisë ne sërish paguajmë më shumë.
‘ERE të thirret në seancë urgjente për seancë dëgjimore. Kondindusta vlerëson se vlerësimi i entity mbi fashën 800 kilovat do jetë me pasoja tq rënda për familjet shqiprtare dhe me rëndim të klimës së biznesit. DEdhe pse jemi të pavarur për energji elektrike kemi çmimet më të larta. Në emër të partisë së Lirisë, të kërkojmë që ERE të paraqitet në Kuvend dhe të paraqesë këto shqetësime të konfindustrias që nuk janë vetëm të saj por të të gjithë familjarët.’- tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se i ka dërguar mesazh të qartë Sali Berishës që në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm të dalin me kandidatë të përbashkët pasi nuk janë në kushtet që të jenë të ndarë.
“Për zgjedhjet vendore kemi nisur përgatitjet dhe së shpejti do të mblidhemi për zgjedhjet që afrojnë. Është moment historik se Shqipëria do të ndahet nga një model një partiak. Çdo forcë politike ka ambiciet e saj për nivel të çdo bashkie dhe në këtë drejtim, kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD dhe të gjithë të tjerët.
Në mënyrë të padiskutueshme, për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës, vendosja e demokracisë vendore. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë u kthyen në bunker të vërtetë. Shihni pagat nëpër bashki.
Ka shumë më të punësuar në rilindje sesa ka patur në 400 e ca bashki e komuna. Është psikologji e tyre thjesht për efekte elektoralë. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva. Për këtë i referohet institucioneve arsimore turke që janë mbyllur me vendim qeverie për shkelje ligjore. Sa i përket paralajmërimit të PD për protesta dhe greva, Meta nuk dha një përgjigje konkrete se do të jenë pranë Sali Berishës.
“Lidhur me protestat, kemi thënë që vendi ka nevojë ulëritëse kudo dhe në cdo nivel që ka shkelje të ligjit, korrupsion, vjedhje, skena krimi e grabitje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë, çdo ditë ka protesta e greva të fëmijëve, nxënësve, parashkollorëve, prindërve, gjimnazistëve. Besoj jeni njohur me vendimet absurde që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor, me sigurinë juridike ndaj fëmijëve, nxënësve, prindërve siç janë aktet e fundit të qeverisë. Pasi ka filluar shkolla e kopshti, në mënyrë arbitrare gjenden sebepe që s’kanë lidhje me ligjin. Kanë qenë institucione model për një kohë të gjatë për të bërë akte të tilla se sa e rëndësishme që e gjithë shoqëria të reagojë fort. Qeveria ka synim të shkaktojë trauma te fëmijët. Edhe aktet e gjykatës dje janë të paligjshme, tregojnë kapje të plotë nga qeveria”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu