Komisioni Rregullator në seancën e sotme publike shqyrtoidhe miratoi me 5 vota pro projektvendimin përkarakteristikat teknike të fletëve të votimit që do të përdorennë zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.
Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore zgjedhësivoton me dy fleta votimi me formë të njëjtë dhe me ngjyratë ndryshme, një për kryetarin e njësisë së qeverisjesvendore dhe një për këshillin e bashkisë.
Fletët e votimit do të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi oseelemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elementesigurie.
Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve qëidentifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë(barcode).