Para se të zyrtarizojë ekipin dhe programin e PS për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama për dy ditë më radhë do t’i kërkojë llogari ministrave dhe drejtuesve politikë për punën e bërë deri më tani. Në një format retreat parazgjedhor, mazhoranca socialiste do të bëjë analizën e investimeve të kryera dhe do të vendosë objektivat për premtime elektorale.

Në sitën e shefit të qeverisë do të jetë edhe performanca e kryebashkiakëve të majtë, jo vetëm për këtë vit elektoral, por që nga momenti që kanë nisur detyrën.

Përveç të premtes, socialistët do të rikthehen edhe të shtunën, përveç piketave për fushatën elektorale, drejtuesit politik do të dorëzojnë propozimet e listave të tyre sipas qarqeve, të cilat do të analizohen nga vetë kryetari i tyre Edi Rama. Kryeministri është larguar për rreth 40 minuta nga mbledhja për t’u rikthyer sërish./a2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu