Policia e Shtetit ka filluar sot ciklin e trajnimeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë për drejtuesit dhe specialistët e saj, të cilët do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor. Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, Klodian Braho. Në fjalët e tyre përshëndetëse për çeljen e ciklit të trajnimeve, si dhe inkurajuese për drejtuesit dhe efektivët e Policisë, që t’i përdorin njohuritë e përfituara në këto trajnime, për të garantuar përmbushjen sa më efektive të de

Në fjalët e tyre përshëndetësë për çeljen e ciklit të trajnimeve, si dhe inkurajuese për drejtuesit dhe efektivët e Policisë, që t’i përdorin njohuritë e përfituara në këto trajnime, për të garantuar përmbushjen sa më efektive të detyrave të tyre, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, të pranishmit ndër të tjera, u shprehën:

Drejtor Proda: “Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt. Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit.”

Ambasadori Tarran: “Trajnimi i drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, është një prej punëve kryesore që bën prezenca e OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve gjatë secilit cikël zgjedhor. Integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. Me punën tuaj ju bëni të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe t’iu dëgjohet zëri. Ju nxis të përfitoni sa më shumë nga ky trajnim dhe ta zbatoni atë në praktikë.”

Komisioneri Celibashi: “Midis Policisë së Shtetit dhe KQZ-së është krijuar tashmë një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi për zgjedhjet në Shqipëri. Përvoja e deritanishme e ka treguar se këto 2 institucione, së bashku, kanë prodhuar një rezultat shumë të mirë përsa iu përket standardeve të proceseve zgjedhore. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore, Policia e Shtetit ka patur një qasje tërësisht profesionale, në raport me zgjedhjet, dhe ky nuk është një konstatim që vjen vetëm prej meje apo prej KQZ-së, por ky konstatim qendron kështu dhe për vëzhguesit vendas, për ato ndërkombëtarë, si dhe për humbësit e zgjedhjeve. Policia e Shtetit është një organizatë që gëzon besimin e të gjitha palëve politike. Gjatë gjithë procesit zgjedhor, por veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, do të duhet të ketë një vëmendje të shtuar për disa fenomene negative, si grumbullimi i personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit.”

Zëvendësprokurori Jano: “Shprehim vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi, si një përpjekje serioze që synon të japë një panoramë në lidhje me rifreskimet e detyrimeve ligjore, konstatimet e OSBE-së, problematikat e zbatimit të ligjit zgjedhor, si dhe mbi sfidat e garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë. Secili prej institucioneve duhet të njohë mirë detyrimet dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë, me synimin final garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe rritjen e besimit të qytetarëve.”

Trajnimet do të vijojnë për specialistët e niveleve zbatuese të Policisë së Shtetit, të angazhuar drejtpërdrejt me detyra funksionale gjatë procesit zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu