Ballina Sport Zemra nuk mjafton, Kosova humbet ndaj Turqisë, për Botërorin të provojmë sërish

Zemra nuk mjafton, Kosova humbet ndaj Turqisë, për Botërorin të provojmë sërish

Kosova pëson disfatë 1-0 në finalen e Play off ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, duke mos ia dalë dot të kualifikohet në Botëror. Ekipi i Franko Fodas “flirtoi” me mrekullinë, zhvilloi rrugëtim shumë pozitiv deri këtu, por nuk ishte e thënë, me humbjen e kësaj të marte që “zgjoi” shqiptarët nga ëndrra.

Në fillimin e sfidës, ritmi nuk ishte i lartë, me skuadrat që studiuan njëra-tjetrën. Mysafirët u hodhën të parët në sulm, duke u shfaqur disa herë rrezikshëm në portën vendase.

Me kalimin e kohës, dardanët morën zemër, teksa Asllani gjeti traversën, rast ky që ngriti në këmbë stadiumin “ Fadil Vokrri”. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa fraksioni i dytë ishte akoma më interesante.

Pjesa e dytë nisi mirë për turqinë, që zhbllokuan llogaritë me anë të Akturkoglu. Kosova provoi të futej në lojë, por e kishte gati të pamundur, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri në fund.

Pavarësisht eleminimit, Kosova meriton duartrokitjet e të gjithëve, ndërsa për Botërorin shqiptarët duhet të provojnë sërish. Ndërkaq, Shqipëria u mund 1-0 në miqësoren e luajtur ndaj Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks