Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA.

Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në fushën e ARN-së mesazhere që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19.

“Të dy studiuesit u dalluan “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazave nukleike që lejuan zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19”, njoftoi juria.

Komiteti vlerësoi “gjetjet novatore” të shkencëtarëve të cilat “ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar”.

“Shkencëtarët kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, shkruhej në deklaratë.

Fituesit e Çmimit Nobel shpërblehen me 11 milionë korona suedeze (një milion euro), të cilat ndahen midis fituesve.

Fituesit për Fizikë do të shpallen të martën, ndërsa të mërkurën për Kimi. Të enjten pritet të shpallen fituesit e Letërsisë, ndërsa të premten do të shpallet fituesi Nobel për Paqen.

Çmimi u krijua në 1901 nga Alfred Nobel, një kimist dhe inxhinier suedez, një çmim i destinuar “për ata që i kishin ofruar përfitimet më të mëdha njerëzimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu