I ngjajnë pamjeve në filmave, por është operacioni i forcave policore të Malësisë së Madhe në fshatin Hot. Gjatë operacionit policore të koduar  “Neonët” policia ka zbuluar në bazë dhe të informacioneve paraprake tre mjedise në të cilat kultivohej bimë narkotike e llojit kanabis përmes ndriçimit artificial.

Kultivuesit siç shikohet dhe nga pamjet e momentit të operacionit policor, kishin ndërtuar një njësi të rregullt kultivimi, në të cilen u asgjësuan 1110 bimë e llojit kanabis, për rritjen cilësore të së cilës ishin instaluar 300 llampa, 22 aspirator, 35 ventilator, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 invertera.

Brenda këtyre ambienteve u zbuluan dhe sekuestruan edhe 1 kilogram e 800 gram kanabis në formen e boçes. Në pranga ranë Lazer Pepaj, 69 vjeç dhe kushëriri i tij, 48-vjeçari Sander Pepaj, ndërsa u shpall në kërkim Kristjan Pepaj, 33 vjeç.

Malësi e Madhe/Zbulohen tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët”.

Zbulohen 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.

Ndalohen gjithashtu 4 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 2 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sekuestrohen 1110 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 1 kg e 800 gramë e kësaj lënde në formë boçe, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Shkodër dhe me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. P., 48 vjeç, L. P., 69 vjeç (kushërinj), si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. H., 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; L. V., 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xh. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe A. S., 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë, dhe A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Juridiksion të Përgjithshëm, Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu