Në një rast të paprecedent si kurrë më parë, ndërsa Shkodra bëhet gati të ndezë sonte dritat e festës, asnjë zbukurim nuk është vendosur nga Bashkia Shkodër në dy rrugët simbol të kryeqëndrës së veriut. Për ideatorët e skemës së re të zbukurimit të qytetit dhe sloganit “Gëzo në Shkodër”, në hartën e qytetit nuk egzistojnë rrugët simbol, ajo e Kolë Idromenos dhe rruga muzeale e Gjuhadolit. E qëllimshme apo jo, këtë nuk di ta them. Por e turpshme, absolutisht që po. Ata që e dijnë historinë e Shkodrës, e dijnë fare mirë edhe rëndësinë e këtyre dy rrugëve dhe ansamblit të ndërtesave në të. Çdo justifikim apo lojë tjetër bie poshtë, prandaj jeni në kohë ta korigjoni këtë shfaqje të shëmtuar, që nuk mund ta fshehë asnjë lloj propagande! Askund si në Shkodër por në fakt askund nuk ndodh që si në Shkodër të zbukurohet gjysma e pjacës …
Ballina Analiza dhe Komente Zbukurimi i Shkodrës për festa, bashkia i bie vizë rrugës Kolë Idromeno...






