Screenshot

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Pesha e krimit”, në kuadër të të cilit u zbardh vrasja e Paulin Prekës, e ndodhur më datë 27 shkurt 2025, në fshatin Guci e Re, Shkodër.

Si rezultat i punës intensive operative dhe hetimore të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Në pranga u vunë:

  • Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;

  • Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Sipas Policisë, dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu