Ballina Kronike Zbardhet vjedhja në shkollën “Besëlidhja’ në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari! Nën hetim 5...

Zbardhet vjedhja në shkollën “Besëlidhja’ në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari! Nën hetim 5 të mitur, 3 prej tyre nxënës të shkollës

Vjedhja e kryer 4 ditë më parë në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë është zbardhur dhe ka rezultuar në hetim penal për 5 të mitur dhe arrestimin e një 22-vjeçari.

5 të miturit janë të moshave 15-17 vjeç dhe 3 prej tyre janë nxënës të shkollës. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 22-vjeçari Arsel Brunga i ka nxitur për të kryer vjedhjen.

Ata morën 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

Pasi i kanë marrë, i kanë transportuar me automjetin e 22-vjeçarit dhe i kanë fshehur në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit.

16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestrua së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks