Ballina Kronike Zbardhet ngjarja në Shkodër/ Tentoi të vriste me armë të riun, pranga...

Zbardhet ngjarja në Shkodër/ Tentoi të vriste me armë të riun, pranga 50-vjeçarit

Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit ndërmjet 2 shtetasve, që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks