Ballina Aktualitet Yuri Kim shkon në GJKKO, të premten në Apelin e Posaçëm. ”Kjo...

Yuri Kim shkon në GJKKO, të premten në Apelin e Posaçëm. ”Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë mëngjesin e kësaj të mërkure, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo vizitë ka qenë në kuadër të takimeve që po zhvillon ambasadorja e SHBA me strukturat e reja në Drejtësi.

Në takim kanë qenë të pranishëm drejruesja Irena Gjoka dhe gjyqtarë të tjerë të Shkallës së Parë.

Te premten në orën 10:30 do të rikthehet për tu takuar me drejtues dhe gjyqtarë të Apelit të Posaçëm.

Ambasada e SHBA ka zbardhur takimin:


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vizitoi sot Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e saj. Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve. “Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha Ambasadorja gjyqtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks