Ballina Kulture “Yjet shkëlqejnë njëlloj” / Aktiviteti festiv që bëri bashkë QKF “Kujtim Alija”...

“Yjet shkëlqejnë njëlloj” / Aktiviteti festiv që bëri bashkë QKF “Kujtim Alija” dhe shkollën “3 Dhjetori”

Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” hapi dyert për nxënësit e shkollës spciale “3 dhjetori” në një aktivitet të përbashkët në kuadër të ditës botërore të fëmijëve me aftësi ndryshe i quajtur “Yjet shkëlqejnë njëlloj”. Drejtorja e kësaj shkolle Enkelejda Egerçi tha se do të ketë një javë me aktivitete sensibilizuese.

Drejtorja e qendrës kulturore të fëmijëve, Orjeta Kelaj u shpreh se QKF do të mirëpresë gjithmonë nxënësit e shkollës “3 dhjetori” të cilët këtë vit hapin edhe aktivitetet që kjo qendër do të ketë në këtë fundvit.

Përmes një programi të përbashkët artistik dhe kulturor, fëmijët e shkollës speciale “3 Dhjetori” dhe artistët e vegjël të qendrës kulturore të Shkodrës performuan sëbashku duke dhuruar emocione për të pranishmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks