Konsorciumi i përbërë nga Xhenis-SH LLC, Melia International, Saunders Architecture, Smart Studio, Vogt, Adnan Kastrati, është shpallur fitues i projektit për rijetëzimin e rezidencës qeveritare në Velipojë.

Ky ekip multidisiplinar, me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare dhe vendase, solli një vizion të guximshëm dhe inovativ për transformimin e këtij kompleksi në një qendër bashkëkohore të mikpritjes, duke respektuar trashëgiminë historike dhe natyrën unike të zonës.

Projekti synon të shndërrojë hapësirën ekzistuese në një pol të ri turistik, kulturor dhe institucional, në përputhje me standardet më të larta të arkitekturës së qëndrueshme dhe zhvillimit të integruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu