Deputetja e re e Kuvendit te Shqiperise e dale nga zgjedhjet e 11 Majit, Xhenis Çela në përmbyllje të procesit ka falenderuar mbështetësit për besimin e dhënë.

statusi plotë:

Me përfundimin e procesit të numërimit të votave, dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin që i dhatë Partisë Socialiste. Edhe pse pritshmëritë tona ishin për një rezultat edhe më të lartë, rritja që ka shënuar PS🌹është një tregues i qartë i besimit tuaj ndaj punës dhe vizionit tonë për të ardhmen. Ky besim na motivon edhe më shumë për të vijuar me përkushtim në shërbim të çdo qytetari, me përgjegjësi, transparencë dhe vullnet të palëkundur për të çuar përpara projektet dhe reformat që i duhen vendit tonë. Sepse Shkodra dhe Shqipëria 2030 si pjesë e familjes Europiane janë angazhimi ynë🇦🇱🇪🇺

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu