Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit, përfshirë edhe Shkodrën. Vendimi i bërë publik nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike. Opozita kishte dorëzuar një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar përpjekje për manipulim të votave, përfshirë edhe ato të ardhura nga Diaspora. Tashmë zyrtarisht në kuvend Shkodra dërgon 11 deputetë, 5 nga PD, 4 nga PS dhe 2 nga PSD.
Certifikimi i rezultatit vjen në një kohë kur PD vijon denoncimet dhe qëndrimin e saj për të mos njohur rezultatin zgjedhor të 11 Majit, që i dha mandatin e katërt qeverisës Edi Ramës.