Gjykata e Apelit e riorganizuar në Tiranë do të zhvillojë ditën e sotme rindarjen me short të çështjeve gjyqësore.

Pas nisjes nga funksionimi të gjykatës së riorganizuar nga data 1 shkurt 2023 procedura e shortimit elektronik prite ttë zhvillohet ditën e sotme në ora 13.00

Burimet zyrtare thanë se procedura e shortit do të jetë e hapur dhe transparente për çdo person të interesuar.

Mes çështjeve që do të hidhen në short mësohet se është edhe padia e grupit të Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njohur Sali berishën kryetar të PD.

Në ceremoninë e nisjes nga puna të gjykatës së apelit me 25 gjyqtarë, kryetarja e KLSH theksoi se janë rreth 32 mijë çështje me të cilat ky institucion do të fillojë punën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu