Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në parkingun e një restoranti dasmash në fshatin Bibaj, raportojnë mediat vendase. Në pranga ka rënë një efektiv policie si autor i dyshuar i krimit. “Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu