Ballina Kronike Vritet 15-vjeçari në Gramsh/ Konflikti për rrjete sociale degradoi në sulm me...

Vritet 15-vjeçari në Gramsh/ Konflikti për rrjete sociale degradoi në sulm me thika, një i vdekur dhe një i plagosur

Një konflikt i nisur javë më parë në rrjete sociale ka përfunduar në tragjedi mesëditën e së martës në Gramsh!

6 adoleshentë të moshave 14 dhe 15 vjeçare u konfliktuan me thikë, dhe nga zënka humbi jetën një 15 vjeçar.

F. Bici u ther me thikë nga një bashkëmoshatar dhe humbi jetën në vend.

I plagosur me thikë mbeti edhe kushëriri itij M. C., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh në mes të rrugës!

E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç u shoqëruan në ambientet e komisariatit, dhe të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre. 

Burimet thanë se adoleshentët kishin nisur një zënë disa javë më parë në rrjetet sociale, ndërsa ajo kishte pasuar një konflikt fizik dy javë më herët në një zonë të qytetit, ndërsa ditën e sotme përfundoj në mënyrë tragjike.

Më herët një krim i ngjashëm u shënua në Kamzë ku një 15 vjecar mbeti i plagosur pasi u qëllua me thikë!

Ngjarja siç njofton policia u shënua në ambientet e jashtme të shkollës Ahmet Zogu.

Pas një konflikti me dy nxënësve të shkollës, një 18 vjecar ka sulmuar me thikë 15 vjecarin, duke i shkaktuar plagë në krah! Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Rrethanat e konfliktit po hetohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks