Ballina Kronike Vrau me thikë 20-vjeçarin në Tiranë, gjykata lë në burg “vrasësin” Aksel...

Vrau me thikë 20-vjeçarin në Tiranë, gjykata lë në burg “vrasësin” Aksel Hoxhaj

Gjykata caktoi masën e arrestit me burg për 18-vjeçarin Aksel Hoxha i cili akuzohet se ka vrau me thike 20-vjeçarin Stivens Toshkëzin 4 ditë më parë.

Ndërkaq ditën e djeshme edhe adoleshenti tjetër i përfshirë në këtë ngjarje Enzi Maze, u la në burg me akuzën për bashkëpunim në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine nga 18-vjeçari Aksel Hoxhaj.

Ngjarja ndodhi 4 ditë më parë afër gjimnazit “Partizani” në Tiranë, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë tashmë të dy autorët e dyshuar. Aksel Hoxhaj, 18-vjeçari i përfshirë në masakrimin me thika të Stiven Toshkesit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, bashkë me bashkëmoshatarin Enzi Maze, i dha fund arratisë pas krimit. I riu u vetëdorëzua këtë të enjte në Policinë e Tiranës për tu përballur me përgjegjesinë ligjore për sulmin me pasojë vdekje pranë shkollës “Partizani”. Ishin negociatat e policisë me familjarët, që bindën të riun të dorëzohet.

Kamerat e sigurinë në zonë fiksuan krimin e dy të rinjve.

Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkësin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks