80 vjeçari që vrau gruan e tij dhe të vëllanë me sëpatë në Gramsh më 27 janar është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.

Fillimisht 80-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij 84-vjeçare Zeqine në ambjentet e banesës duke e goditur me sëpatë.

Xhevit Sinani më tej ka sulmuar dhe vrarë edhe vëllanë e tij Shaqir Sinani, 73 vjeç, në banesën e këtij të fundit rreth 1 km nga shtëpia e autorit.

Pas krimit makabër 80-vjeçari shkoi në banesën e një krushku nga ku marrë në telefon të birin duke i treguar se kishte masakruar nënën dhe xhaxhanë.

Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi 80-vjeçari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zeqinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti” -ka thene i moshuari para hetuesve në dëshminë e tij të parë.

Bashkëshortët Xhevit dhe Zeqine Sinani kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa.

80 vjeçari Xhevit Sinani i cili vrau me sëpatë gruan e tij dhe vëllanë për arsye xhelozie është lënë sot në burg nga Gjykata e Elbasanit.

Megjithatë ai ka ndryshuar dëshminë duke mohuar se është ai autori i vrasjes së tyre.Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, më pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë,” tha ai.

Pyetje: Ti ke vrarë njeri?

Xheviti Sinani: Jo s’kam vrarë njeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu