Është publikuar dëshmia e parë e Ragip Gilës, i arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një problemi personal që kisha me të”, ka deklaruar Gila para hetuesve.
Ai ka shtuar se: “Erogeni më ka kërcënuar vazhdimisht, sillej si i fortë dhe më çonte fjalë. Konflikti ishte vetëm personal me të. Synimi im ishte që të qëlloja vetëm atë”.

Ndërkohë, gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, i dyshuari është rrëzuar nga një lartësi pranë shinave të trenit, në shtratin e lumit Kir, duke dëmtuar këmbën. Në ato momente, policia i ka bërë thirrje të hidhte armën dhe të dorëzohej. “E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”, është shprehur ai para efektivëve, të cilët më pas e kanë prangosur.

30-vjeçari tashmë ka dhënë deklaratën e tij të parë, duke përsëritur se shënjestra ishte vetëm Erogen Vaso.

Megjithatë, policia po e trajton me rezervë këtë version. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse pas Gilës fshihen edhe persona të tjerë që mund ta kenë porositur për eliminimin e 43-vjeçarit Erogen Vaso, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu