Sa te sigurte jane qytetaret e Shkodres kete e deshmon ngjarja e mbremshme ne Velipoje. Nje ngjarje tronditese me dy te rinj te vdekur dhe një të plagosur.

Shkodra dhe Shkodranet po perballen çdo dite e me shume me pasigurine, ku organet ligj-zbatuese po deshtojne çdo dite e me shume ne kryerjen e detyrave te tyre ne mbrojtje te jetes se qytetareve.

Në vendin tone ligjin e bejnë të fortët ndërsa policia e shtetit si garante e rendit dhe qetesise që do duhej të ishte, merret me pasojat dhe jo me parandalimin e ngjarjeve te renda. Kjo tregon qarte se kemi te bejme me nje strukture policore totalisht te dorezuar perballe krimit dhe jo në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.

Krimi ka arritur shkallen me te larte aq sa askush nuk eshte me i sigurte ne vendin tone.

Vetë policia e shtetit sot komandohet nga bandat dhe ajo thjesht nje shtojcë elektorale e tyre.
Me saktë ajo quhet sot policia e bandave.

Kjo qeveri dhe strukturat e saj ne vend qe te garantojne jeten e qytetareve dhe turisteve ne zonat turistike, merren me propagande bajate dhe fasada të rrejshme.

Kjo ngjarje do te prandalohej nese shteti nuk do ishte i kapur kokë e këmbë nga bandat e krimit dhe parate e droges dhe të korrupsionit.

Partia Demokratike Shkodër i ben thirrje policise se shtetit te ngrihet ne lartesine e detyres kushtetuese, dhe te mos behet pjese e propagandes bajate te qeverise por te garantojë jeten, rendin dhe qetesine e qytetareve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu