5 shtetas janë shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhjen me krimin e ndodhur në Vaun e Dejës, ku viktimë mbeti 65-vjeçari Frrok Lleshaj. Ai kishte dy vite që kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin prej 25 vitesh për vrasje me dashje. Pas daljes nga burgu 65-vjeçari është braktisur nga familja dhe ka jetuar i vetëm. Megjithatë mbetet ende e paqartë për grupin hetimor shkaku i vrasjes, ndonëse pista kryesore mbetet ajo e gjakmarrjes. Grupi hetimor bëjnë me dije burime policore po heton edhe veprimtarinë e tij pas daljes nga burgu.