Policia ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e 45-vjeçarit, në fshatin Vrion, në zonën e Niklës.
Sipas saj, dyshohet se Eduart Ahmataj, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë Artur Çangun
Policia thotë se kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të krimit Eduart Ahmataj
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.






