Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Dukagjinit në Shkodër. 61-vjeçari Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në njësinë administrative të Shalës.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Ndoc Maçaj, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka mbërritur menjëherë pas ngajrjes së rëndë, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të krimit si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.