Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për të arrestuarin Paolo Mëhillin, i dyshuar si pjesëmarës në vrasjen e Valter Fjerzës në fshatin Hot i Ri. Paolo Mëhilli është vëllai i autorit të dyshuar të krimit Klodjan Mëhilli, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Bashkë me të në kërkim për këtë ngjarje vijojnë të jenë Luçian Mehilli, Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj. Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj. Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit. Këtë armë, ata e kanë hedhur rreth 60 metër larg vendit të ngjarje, me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë. Valter Fierza është nisur në drejtim të ngjarjes me automjetin foristradë “Nissan Navara”. 

Por në të njëjtën kohë, pasi Klodjan Mëhillit,i ishte nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë.

Pikërisht me kallash, Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu