Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 2 vëllezërit për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe katër vepra të tjera

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit, shtetasit Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale.

Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më 05.01.2025, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi Ramazan Mataj.

Në lidhje me këtë ngjarje, pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit, në përfundim të hetimeve, u morën të pandehur vëllezërit, shtetasit Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale:

  • ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim,

  • ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’,

  • ‘Prishja e qetësisë publike’,

  • ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’, dhe

  • ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’,

parashikuar në nenet 78-25, 278/1/4-25, 274-25, 80-25 dhe 301-25 të Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu