Automjeti i përdorur nga autoret e vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj një ditë më parë në Balldre të Lezhës është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë, por nuk është arritur ende të identifikohet. Hetuesit kanë po analizojnë me imtësi pamjet filmike, por deri tani nuk është mundur të dallohet targa e makinës me ngjyre të zezë, e cila pas ngjarjes është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës.

Në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe janë lënë sërish të lirë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, që e ka zanafillën vite më parë, por pa përjashtuar dhe probleme të tjera që mund të ketë patur viktima i cili për shumë kohë kë jetuar dhe jashtë shtetit. Zbardhja e kësaj ngjarje duket mjaft e vështire, pasi referuar dinamikes është dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me vrasës profesionist të cilët kanë lënë shumë pak gjurmë. Autori ka qëlluar nga brenda automjetit dhe në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Objektivi i sulmit Nikolin Lekstakaj kishte rreth 2 vite që ishte rikthyer dhe jetonte në Shqipëri, ndërsa i kishte kufizuar në maksimum lëvizjet. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po dilet nga një market në anë të superstradës Lezhë-Shkodër, 500 metra larg banesës së tij në fshatin Balldre. Nga të shtënat 42-vjeçari baba i një vajze mbeti i vdekur në vend, ndërsa autoret të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona u larguan me shpejtësi pa lëmë gjurme.

Policia vijon të hetojë për të zbuluar autorët e ekzekutimit të Nikolin Lekstakaj pasditen e 19 korrikut 2023 në Balldre të Lezhës.

Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin.

Mësohet se njëri prej plumbave e ka goditur në zemër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu