Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sërish për sigurinë në gjykatë, duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente ndërinstitucionale.

Nëpërmjet një shkresë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përsërit shqetësimin për mungesën e reagimit të koordinuar institucional dhe mangësitë në sistemin e sigurisë në gjykatat e vendit, sidomos pas alarmit të ngritur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e plotë me kolegët e gjyqtarit të ndjerë  Astrit Kalaja, si dhe me të gjithë trupën gjyqësore që ndjehet e tronditur pas ngjarjes tragjike të ndodhur më datë 6 tetor 2025 në ambientet e gjykatës. Kjo ngjarje përbën një akt të papranueshëm që ka goditur në themel sigurinë e sistemit gjyqësor dhe besimin publik tek shteti ligjor. Pas qenë kësaj dëshmitar ngjarjeje, në vend të një reagimi të bashkërenduar institucional, opinioni publik për i një debati politik dhe institucional të përshkallëzuar mbi përgjegjësitë e besimit sigurinë në gjykata, çka e konsiderojmë të papërshtatshme dhe të dëmshme për klimën publik”, thuhet në reagim.

Më tej nënvizon se problematika e sigurisë gjyqësore nuk mund të zgjidhet brenda kapaciteteve administrative të sistemit gjyqësor, pa një strukturë të integruar të sigurisë dhe pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga organet ekzekutive dhe të sigurisë kombëtare.

Më tej deklarata vijon: Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e këtyre masave: Vendosja e Policisë së Shtetit në të gjitha gjykatat e vendit, me prezencë të përhershme, personel të trajnuar dhe plan të dedikuar sigurie. Mbështetje buxhetore dhe përmirësim i infrastrukturës së sigurisë. Klasifikim i gjykatave si institucione të rëndësisë së veçantë.

Rishikim i kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon sigurinë në gjykata, për të përcaktuar qartë kompetencat, përgjegjësitë dhe burimet financiare ndërinstitucionale. Rishikim i plotë i protokolleve të hyrjes dhe daljes në gjykata, përfshirë procedurat e kontrollit për palët, dëshmitarët dhe të pandehurit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave që, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Shtetit, të hartojnë një Plan Kombëtar për Sigurinë në Gjykata, i cili të përcaktojë përgjegjësitë e secilit institucion, afatet e zbatimit, burimet financiare si dhe mekanizmat e kontrollit dhe raportimit. Ky plan duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër dhe të jetë bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në gjykata. Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse dhe të kontribuojë me ekspertizën e tij në hartimin e këtij dokumenti strategjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu