Policia e Lezhës ka dhënë informacione rreth vrasjes se biznesmenit, Ardian Nukulaj në lokalin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. Policia pohoi se po vijon puna për arrestimin e autorëve.

Duke iu referuar burimeve, dyshohet se autori ka qenë i veshur me uniforme shërbimi ngjyre blu dhe jelek të verdhë fosforishent, për të shmangur dyshimet se do ishte ekzekutori.

Pas ekzekutimit, autori i maskuar është ndihmuar nga një person i dytë për t’u arratisur nga vendngjarja me një mjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë.

Biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj (Marku) ishte dhe kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak, pjesë e së njëjtës parti.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu