Një automjet tip “Volsvagen” e cila ishte marrë më qira në qytetin e Shkodrës është bërë subjekt hetimi për policinë e Lezhës në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Sipas të dhenavë të siguruara nga Ora News ky automjet është marrë me qira dhe është përdorur para vrasjes së biznesmenit nga autori i krimit.

Automjeti i drejtuar nga autori i krimit ka lëvizuar nga Shkodra në drejtim të Shëngjinit.

Lëvizja me këtë mjet është kryer gjatë paradites, ku autori sapo ka zbarkuar në Shëngjin ka parkuar dhe më pas ka marrë motorin dhe veshjen e përshtatshme me të cilën kreu vrasjen në lokal.

Hetuesit janë duke verifikuar dokumentacionin e qiramarrjes së mjetit me qëllim identifikimin e përdoruesit të saj.

Ndërkohë të dhënat e mbledhura deri më tani kanë zbuluar se autori e ka pritur biznesmenin të paktën dy orë.

Më konkretisht nga dinamika e lëvizjes së autorit ai është fiksuar në orën 11.30 minuta dhe deri në orën 13.30 kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Pas krimit vrasësi dyshohet se ka lëvizur me motor, duke përshkuar rrugën deri në Bushat.

Deri më tani në dyshimet e policisë lidhen me një shtetas anglez, i cili rezulton i dyshimtë pasi menjëherë pas ngjarjes është larguar nga vendi përmes Rinasit.

Pavarësisht largimit të tij, hetuesit i kanë përgatitur disa pyetje të cilat do ti drejtohen policisë dhe prokurorisë britanike me kërkesën për marrjen në pyetje të shtetasit të anglez.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo ishte vizita e tij e parë e qëndrimit të tij në vendin tonë ku ishte vendosur në zonën e Shëngjinit, pikërisht pranë Bar-Restorant “Coral” ku ndodhi edhe vrasja e biznesmenit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu