Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill në Shengjin, dy prokurorë anglezë kanë mbërritur në Shqipëri për t’u njohur me dosjen hetimore dhe me provat që imlikojnë personat e vënë nën akuzë, të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Sipas burimeve hetuesit anglezë po zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Lezhës dhe grupin hetimor në lidhje me këtë çështje.

Nga ana e tyre mësihet se autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur më pas rreth ekstradimit të personave të arrestuar në Angli me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës.

Prokuroria e Lezhës synon që dy prokurorët anglezë të nisin hetim në Angli, me qëllim intesifikimin e kërkimeve për arrestimin e dy të kërkuarve.

Dy grupet e përbashkëta do koordinojnë veprimet dhe më pas do vendoset nëse aktet hetimore do ndiqen nga prokuroria e Lezhes apo dosja te transferohet në Angli.

Lidhur me arrestimin e 4 britanikëve të dyshuar si anëtar të grupit kriminal që vrau Ardian Nikulaj, “OraNews” mëson se Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dosjet.

Ndërkohë, ministri Ulsi Manja i ka përcjellë Britanisë dosjet dhe kërkesën për ndihmë juridike.

Në Britani janë arrestuar shtetasit:

1-Edmond Haxhia

2-Thomas Mithan

3-Steven Hant

4- Harriet Bridgeman

Për 4 të arrestuarit është caktuar masa 40 ditë burg për qëllim ekstadimi drejt Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu