Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Vendimi u mor nga gjyqtari Renis Sheshi dhe portugezi do të përballet tashmë në gjykatë për veprat penale të vrasjes me dashje për interes sipas ne it 78/2 e 25 te Kodit Penal dhe armëmbajtje pa leje sipas nenit 278/1 të Kodit Penal.
Sipas Gjykatës, rezulton të ketë prova mjaftueshëm për t’u gjykuar për këto vepra.