Katër ditë para zgjedhjeve, ambasada amerikane u është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë. Duke theksuar rëndësinë e votës, ambasada u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, se vota është personale dhe duhet të shprehin vullnetin e tyre pa pasur frikë.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Të dielën e 11 majit, shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu