Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon draftin për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve. Votuesit duhet të regjistrohen online. Sipas këtij pr/vendimi regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para zgjedhjeve.

Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi.

Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.

  1. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi. Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang. face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi (NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.
  1. Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto

hapa:

  1. a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në PER në mënyrë manuale.
  1. b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë: certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;vërtetim  banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.

iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

  1. kontratë kredie për blerje të banesës;
  2. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
  3. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;

vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;

viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;

  1. c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:
  2. adresën personale të postës elektronike (email);
  3. numrin e celularit personal;
  4. iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës (nëse ka)

PER përmes ndërveprimit në kohë reale me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC),
kontrollon saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave të zgjedhësit që u përftuan sipas pikës 3, shkronja “a”, të kreut II, të këtij vendimi.
2. Të dhënat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGjC) regjistrimi në RKGjC i adresës së shtetasit që voton jashtë vendit në një rubrikë të veçantë.
3. Nëse këto të dhëna janë të sakta dhe përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se kërkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do të njoftohet për rezultatin e shqyrtimit të kërkesës së tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 ditëve kalendarike në llogarinë e tij në PER si dhe me email. PER i ofron mundësinë zgjedhësit që ka paraqitur kërkesën për të ndjekur/gjurmuar statusin e shqyrtimit të saj.
4. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, pra nuk përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se duhet t’i saktësojë ato dhe se nuk mund të vazhdojë më tej me kërkesën për regjistrim derisa të korrigjojë përkatësisht të dhënat që PER i identifikon si të pasakta. Vetëm pas saktësimit të këtyre të dhënave zgjedhësi do të marrë mesazhin si në pikën 3, të këtij kreu. Në rast të vështirësive për të realizuar regjistrimin sipas hapave të mësipërm, zgjedhësi mund të ruajë draft kërkesën e tij në PER dhe të kontaktojë për ndihmë teknike lidhur me procesin e regjistrimit, shërbimin e ndihmës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos në dispozicion të zgjedhësve nga jashtë vendit përgjatë gjithë periudhës së regjistrimit.

5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja e saj nëpërmjet PER. Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit i njoftohet në llogarin e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar në platformë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu