Ballina Politike “Vota për PS është votë për BE”, Rama: Pasaporta europiane do të...

“Vota për PS është votë për BE”, Rama: Pasaporta europiane do të na çlirojë nga pesha e diskriminimit

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se Shqipëria është më pranë se kurrë më parë antarësimit në Bashkimin Europian.

Në përgjigje të komentuesve në rubrikën ‘Sy më sy’, Kreu i qeverisë u ndal te imazhi që Shqipëria duhet të ketë dhe rëndësia e integrimit në BE.

“Si pjesë e BE-së, liria jonë do të jetë përfundimisht e garantuar, barazia e paprekshme dhe standardi i bashkëjetesës demokratike përfundimisht i pakthyeshëm në institucione. Pasaporta e BE-së do të na çlirojë njëherë e mirë nga pesha e diskriminimit.”, tha Rama.

Rama beson se bashkimi me familjen Europiane do të ndihmojë shumë ekonominë dhe do të rrisë investimet.

Për 10 vjet morëm 1 miliard euro; me hyrjen në BE, të njëjtën mbështetje, vlerën prej më shumë se 1 miliard eurosh do ta marrim çdo vit, 300 milionë euro minimumi në vit për bujqësinë.

Për të mundësuar Shqipërinë në BE dhe për të qenë të barabartë me shtetet e tjera anëtare, Rama tha se më 11 maj duhet të votohet vetëm Partia Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks