Partia Popullore është “forca më e madhe në Parlamentin Evropian dhe asnjë mazhorancë nuk mund të formohet pa PPE. Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të majtë dhe të djathtë. Do t’i ndalojmë”.

Kështu kandidatja kryesore e EPP-së Ursula von der Leyen tha mbrëmjen e sotme.

“Ne i fituam zgjedhjet evropiane. Jemi partia më e fortë, spiranca e stabilitetit dhe ky është një mesazh i madh”,- nënvizoi ajo.

Projeksionet e para të vendeve në parlamentin europian janë bërë publike pas votimeve 4 ditore që u mbyllën sot.

Duket qartë një avantazh i Partisë Popullore Europiane e cila projektohet me 181 vende në parlament, e ndjekur nga social demokratët me 135.

Sakaq, më tej vijnë liberalët e Renew Europe me 82. Një disfatë ka pësuar për momentin edhe forca e gjelbër me 55 vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu